INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dielli gjatë shtatzënisë, si të mbroheni pa dëmtuar fëmijën

Dielli gjatë shtatzënisë, si të mbroheni pa dëmtuar fëmijën

Publikuar më: 13:18 15-07-2016

Me ardhjen e verës, edhe grave shtatzëna u duhet të mendojnë për disa gjëra përpara se të vendosin të shkojnë në plazh.

Pyetja e parë që na vjen në mendje ka të bëjë me rrezet e diellit: A i bëjnë mirë nënës dhe fëmijës?

Në shtatzëni dielli nuk është i ndaluar pasi vitamina D është e dobishme për të forcuar kockat e nënës dhe fëmijës, por duhet treguar shumë kujdes.

Lëkura gjatë 9 muajve është shumë delikate dhe e ndjeshme, prandaj duhet të mbrohet me kujdes nga dielli, pasi është më e prirur të dehidratohet dhe temperaturat e larta mund të dëmtojnë fetusin sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë.

Po ashtu gratë shtatzëna janë të ekspozuara ndaj njollave të zeza në fytyrë, si rezultat i ekspozimit në diell pa krem mbrojtës.

Gratë shtatzëna mund të shkojnë në plazh, por gjithmonë duke pasur parasysh këto rregulla:

Shkoni në plazh herët në mëngjes dhe deri në orën 11 të paradites. Pastaj mund të dilni sërish pas orës 16 të pasdites.

Gjithmonë përdorni krem me SPF të lartë 30-50 dhe aplikojeni 30 minuta para se të shkoni në plazh.

-Ekspozohuni në diell jo më shumë se 15-20 minuta në ditë, koha ideale për të marrë vitaminën D e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit në kocka.

-Pini shumë ujë dhe hani shumë fruta për të parandaluar hidratimin.

-Vishuni me veshje pambuku dhe liri, mos harroni kapelet e gjera dhe syzet e diellit.

-Kujdes më të madh duhet të tregoni gjatë 3 mujorit të parë të shtatzënisë.

-Shmangni rrezet direkte në zonën e barkut. Nëse vishni bikini, mbulojeni barkun me një copë pambuku ose leckë të lagur  e bërë nga fibra natyrale.

-Zgjidhni ushqime të pasura me vitaminë A, E dhe beta-karoten.

-Shmangi mbajtjen e rrobave të banjës të lagura sepse ekziston rreziku i infeksioneve gjenitale.

-Në drekë ju këshillohet të merrni një sy gjumë përpara se të dilni përsëri në plazh gjatë pasdites.

-Gjatë 3 mujorit të dytë të shtatzënisë kini kujdes nëse vuani nga tensioni i ulët.

-Në 3 mujorin e  tretë gratë kanë probleme me fryrjen e këmbëve. Për këtë ju duhet të ecni në bregdet në mëngjes herët ose pasdite vonë.

-Përveç fytyrës dhe barkut, ju duhet të tregoni kujdes edhe për gjoksin tuaj duke mos e ekspozuar në diell.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771