Kush ka pak kos për Ildën?
Sezoni i verës ka nisur dhe bashkë me to edhe fotot në plazh. Këto të fundit kujdeset të mos na i kursejë as bukuroshja e Supersport, Ilda Bejleri. E ndodhur me pushime në ishujt grekë, Ilda ka postuar disa foto njëra pas tjetrës. Foto tepër të bukura por njëkohësisht të "dhimbshme" pët t'u parë. E themi këtë pasi në dy të fundit ajo që na tërhoqi syrin ishte ngjyra tepër e kuqe e lëkurës. Siç duket kremi mbrojtës i plazhit nuk ka qenë në listën e aksesorëve të Ildës, ose ndoshta dielli i Greqisë djeg më shumë se ai i Shqipërisë. Sidoqoftë Ilda Bejleri mbetet një femër plot sharm, dhe këtë nuk ja zbehin dot as "50 hijet e kuqe" në trup!