INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dielli ka rënë në gjumë, çfarë po ndodh...

Dielli ka rënë në gjumë, çfarë po ndodh...

Publikuar më: 16:36 01-10-2018

Nëse po ju mungon Dielli duhet të dini që ylli qiellor burimi më i madh i energjisë në Tokë ka hyrë në një nga letargjitë më të thella që nga fillimi i epokës hapësinore.

I gjithë ky proces do të thotë që Dielli po përjeton një minimum të aktivitetit në ciklin e tij 11-vjeçar.

Njollat diellore kanë munguar gjatë pjesës më të madhe të vitit 2018 dhe sasia e rrezeve ultravjollcë janë zvogëluar në mënyrë drastike. Në një situatë të tillë pjesa më e madhe e jashtme e atmosferës së Tokës po përgjigjet me një ftohje progresive. Është ky rezultati në të cilin ka arritur një grup shkencëtarësh pjesë e qendrës hulumtuese të agjencisë hapësinore NASA.

“Nga janari deri në shtator të vitit 2018, në 58% të ditëve dielli ka qënë i pastër ,por në vlerësimin e thellësisë së minimumit diellor që ka rëndësi është gjatësia e ditëve të njëpasnjëshme, pa njolla, ku aktualisht mungesa e tyre ka shkuar në 15 ditë.Por duhet vëzhguar sa do të vijojë ky trend” nënvizuan ekspertët. Aktiviteti magnetik i Diellit ndryshon sipas një cikli që zgjat mesatarisht 11 vjet dhe matet sipas numrit të pikave që shfaqen në sipërfaqen e yllit.

"Ftohja e shtresave të larta të atmosferës është normale, sepse, kur Dielli është më pak aktiv, si rrezatimi ultravjollcë dhe –rrezeve X është ulur, më pak energji tranferohet në atmosferën e Tokës. Dhe kërkimi ynë në sajë të satelitëve, tregon se shtresa e atmosferës, në mes 100 dhe 300 kilometra lartësi, po ftohet” shtuan shkencëtarët.

Sipas tyre ne jemi duke përjetuar një rekord të ftohjes atmosferik por ky nuk është një rekord absolut pasi ende nuk kryer matjet e duhura.

Specialistët nënvizuan se është komplekse të vlerësosh nëse ky fenomen mund të ndikojë klimën, por ka një rol të rëndësishëm në lartësinë e atmosferës tokësore ku preken edhe kushtet atmosferike.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336