Më në fund erdhi periudha e binjakëve!
Tashmë që energjia e Dielli është e gjitha e juaja përgatituni të:
Bëni shumë punë në të njëjtën kohë
Binjakët mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, për shkak të dualitetit të tyre. Një femër binjak mund të hekurosë, gatuajë dhe të kujdeset për fëmijët në të njëjtën kohë. Ata gjithashtu kanë natyrë që shpeshherë të surprizon, sidomos kur bëhet fjalë për surpriza romantike. Ashtu si peshqit, ata ndjejnë një dëshirë të brendshme për të bërë gjëra të cilat realisht nuk janë në interesat e tyre, por gjithashtu ndryshojnë mendje në momentin e fundit.
Komunikoni më shumë
Binjakët janë tipa që flasin shumë, llafazanë të pashoq, por nuk është se flasin për thashetheme të kota, prapa llafazanerisë së tyre fshihet një mendje inteligjente, e hapur për informacion. Binjakët preferojnë shkëmbimin e informacionit dhe janë mendjemprehtë.
Pyesni për gjithçka
Kanë aftësi drejtuese dhe shumë dëshirë për të mësuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat.
Udhëtoni
Ata duan ndryshimet, udhëtimet, profesionet jo të zakonshme. Shpesh herë gjallëria e tepruar i bën të paqëndrueshëm. Binjakët janë të përshtatshëm për të gjithë rrethanat e jetës dhe duan ta shijojnë 100% atë që u jep jeta.