INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dieta e gabuar, kequshqyerja vret më shumë sesa duhani

Dieta e gabuar, kequshqyerja vret më shumë sesa duhani

Publikuar më: 11:27 04-04-2019

Kequshqyerja po vret më shumë njerëz sesa pirja e duhanit. Në këtë përfundim kanë arritur 130 shkencëtarë të cilët kanë analizuar të dhënat nga 195 vende.

Në analizën e tyre specialistët amerikanë theksojnë se një dietë e çekuilibruar vret rreth 11 milionë njerëz në botë. Dhe ndër elementët më vrasës renditen kripa e tepërt, mishi i përpunuar dhe pijet me sheqer.

Ndërsa më pak rëndësi i kushtohet frutave të thata, integraleve, omega 3 frutave dhe perimeve.

Studimi amerikan u bazua në të dhënat mes viteve 1990 dhe 2017 duke parë konsumin në 195 vende duke analizuar ndikimin e një diete të cekuilibruar tek sëmundjet dhe numri i vdekjeve. Dhe tek sëmundjet që kanë lidhje direkte me kequshqyerjen janë disa tipe të kancerit, patologjitë kardiovaskulare dhe diabeti.

Ekspertët analizuan 15 elementë, një dietë të varfër me fruta, perime, cereal, fruta të thata, qumësht, fibra, omega 3 nga peshqit dhe frutat e detit, vaj bimor dhe nga ana tjetër morën në shqyrtim edhe mishin e kuq dhe atë të përpunuar, pije të gazuara me sheqer, dhe ushqime me kripë.

U pa se në 11 milionë vdekje gjysma prej tyre lidhej e një dietë ushqimore e cila ishte e pasur me kripë, pak fruta dhe integrale.

Ndër të tjera u pa se të 15 elementët nuk konsumoheshin sic duhej në asnjë prej vendeve të marra në shqyrtim.

Duke u ndalur tek diferencat dhe vendet ku gjendja është më alarmante janë Uzbekistani ku janë regjistruar 892 vdekje në 100 mijë. Rezultat më pozitiv kishte Izraeli por edhe Italia, Franca, Spanja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549