INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dieta ushqimore e një gruaje shtatzënë

Dieta ushqimore e një gruaje shtatzënë

Publikuar më: 09:00 14-05-2016

FRUTA

Mundohuni të konsumoni 2-3 fruta në ditë. Një nga frutat duhet të ketë sasi të lartë me vitaminë C, si: agrumet, kivi, luleshtrydhe, fruta pylli, qershi.
Zakonisht frutat me përqindje të lartë me vitaminë C kanë më shumë aciditet, ndaj dhe rekomandohet të konsumohen së bashku me vaktin e drekës, duke përforcuar edhe përthithjen e hekurit nga burimet e mishit dhe të bishtajoreve. Mundohuni të keni shumëllojshmëri frutash.

Rekomandohet të konsumohen të shpërndara gjatë ditës dhe jo të gjitha së bashku. Frutat rekomandohen të konsumohen të plota, me lëkurë, pasi na ndihmon dhe për kapsllëkun. Mjafton të jenë të lara mirë.

PERIME

Duhet të konsumoni 2 racione në ditë me perime. Një racion mund të jetë 1 sallatë, supë me perime ose dhe gjellë me perime.

Është e rëndësishme, kryesisht në muajt e parë të shtatzënisë, të konsumohen patjetër perime me ngjyrë jeshile, pasi janë më të pasura me acid folik, që ndihmon në formimin e embrionit tuaj.

Perime jeshile mund të jenë: sallatë jeshile, spinaq, qepë të njoma, presh, pazi, lëpjeta, lakër kineze, brokoli, spec jeshil, bamje, barbunja, selino etj.

Por kujdes, duhet të lahen shumë mirë, sidomos perimet me gjethe, ndaj mund të përdorim pak uthull ose sodë buke për dezinfektim. Gjithashtu, te perimet që konsumohen të freskëta përthithet më mirë acidi folik. Ndaj, një nga perimet e sallatës duhet të jetë me ngjyrë jeshile.

DRITHËRA-BUKË

Përdorni gjithmonë drithëra-bukë integrale. Janë më të pasura me fibra, por dhe me ushqyes, si: hekur, magnez, zink, kalcium, vitamina B kompleks etj.

Ndihmojnë për kapsllëkun, pasi kanë më shumë fibra. Rekomandohen të konsumohen në orare të ndryshme gjatë ditës dhe të mos abuzohet me sasinë.

Për shembull, dy feta buke në vakt, 1 filxhan oriz ose drithëra të tjera, si bollgur, trahana etj, 80 g makarona etj.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725