INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dieta vegjetariane, 8 milionë të vdekur më pak deri në vitin 2050

Dieta vegjetariane, 8 milionë të vdekur më pak deri në vitin 2050

Publikuar më: 14:29 25-03-2016

Studimi – Universiteti i Oksfordit ka vlerësuar se duke modifikuar disa zakone ushqyerjeje mund të shmangen miliona vdekje. Madje edhe një ndryshim më pak radikal, vetëm duke shmangur konsumimin e mishit mund të japë një efekt shumë të madh në kostot shëndetësore

Miliona të vdekur më pak deri në vitin 2050, tetë për të qenë më të saktë, duke ndryshuar zakonet e ushqyerjes. Nëse do të ndiqnim një dietë absolutisht vegjetariane, do të shmangnim 8 milionë vdekje të parakohshme. Po edhe një ndryshim më pak radikal, ku mund të limitohet konsumi i mishit të kuq me 300 gramë në javë, do të kishte një ndikim të madh dhe do të mund të evitonte 5 milionë të vdekur. Vlerësimi është kryer nga një studim i Universitetit të Oksfordit i cili është publikuar në “Pnas”, nëpërmjet të cilit llogariten edhe kursimet në aspektin ekonomik që mund të përfitohen.

Sipas studiuesve janë disa skenarë të ndryshëm, një me të cilin qëndrojnë tendencat aktuale në termat e dietës, një ku limitohet mishi me 300 gramë në javë, duke rritur konsumimin e frutave dhe perimeve dhe i fundit ai totalisht vegjetarian.

Përparësi të mëdha dhe fitime në terma jetësh të shpëtuara, sidomos për sëmundjet kardiovaskulare, por edhe për tumoret dhe patologjitë e lidhura me obezitetin, do të vinin prej dietës vegjetariane (7,4 milionë të vdekur më pak).

Kjo dietë do të lejonte gjithashtu dhe një reduktim më të madh të emetimeve, me 70%, ndërsa “mishngrënësja” vetëm 30%.

Përfitimet ekonomike për sistemet shëndetësore do të përfshinin nga 700 deri në mijëra miliardë dollarë në vit.

“Dietat e paekuilibruara, me një konsum të tepërt të mishit, janë përgjegjëse e peshës më të madhe globale në termat e humbjes së shëndetit. Në të njëjtën kohë, sistemi ushqyes është përgjegjës për më shumë se një të katërtën e emetimeve dhe kjo është një nga forcat kryesore që shkakton ndryshimet klimaterike”.

Dieta vegjetariane

Për shumë njerëz, dieta vegjetariane është e mistershme dhe konfuze. Ata mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë një pjatë vegjetariane. Për ta, dieta vegjetariane duket boshe dhe pa shije duke imagjinuar gjethe sallate dhe qepë. Por e vërteta qëndron ndryshe, vegjetarianët hanë një mori ushqimesh bimore përveç sallatës dhe qepëve.

Vegjetarianizmi konsiderohet një dietë e shëndetshme dhe praktike. Shoqata e Dietologëve Amerikanë (ADAD) dhe Dietologët Kanadezë (DC) kanë përllogaritur një dietë vegjetariane për të plotësuar nevojat ushqimore për të gjitha ciklet e jetës dhe studime në shkallë të gjerë tregojnë se vegjetarianizmi ul drastikisht rrezikun për kancer, sëmundjet e ishemisë së zemrës dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

Përbërësit e nevojshëm, proteinat dhe aminoacidet për mbajtjen e trupit mund të gjenden në perime, drithëra, fara, qumësht, soje, vezë dhe bulmet. Dieta vegjetariane ndihmon në mbajtjen e peshës së trupit në kontroll dhe redukton thellbësisht rreziqet nga sëmundjet e zemrës dhe osteoporozës. Veçanërisht mishi i kuq pa dhjam është lidhur direkt me rritjen e rreziqeve të kancerit të mushkërisë, ezofagut, mëlçisë dhe kolonit.

Studime të tjera tregojnë se nuk ka pasur diferenca të mëdha midis vegjetarianëve dhe jo-vegjetarianëve në vdekshmërinë nga sëmundjet cerebrovaskulare, ulçerat e stomakut, tumoret e gjirit apo prostatës, por vegjetarianët e marrë në konsideratë qenë ish-duhanpirës dhe ishin konvertuar në vegjetarian vetëm në 5 vitet e fundit. ADAD dhe DC theksojnë se: “Dietat vegjetariane ofrojnë një numër dobish ushqimore, duke përfshirë marrjen e sasive të vogla të kolesterolit, të yndyrave dhe proteinave shtazore, dhe marrjen e sasive të konsiderueshme të karbohidrateve, fibrave, magnezit, potasiumit, antioksidantëve, si vitamina C dhe E dhe fitokimikateve”.

Vegjetarianët tentojnë të kenë më pak shtim të indeksit të masës trupore, nivele më të ulëta të kolesterolit, nivel më të ulët të presionit të gjakut dhe incidencë më të ultë të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit tipi 2, sëmundjeve të veshkave, osteoporozës, sëmundjen e Alzhaimer dhe çrregullime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037