INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dietat, ku përfundon yndyra kur humbim peshë

Dietat, ku përfundon yndyra kur humbim peshë

Publikuar më: 11:12 25-04-2019

Me siguri shumë prej jush e ndjekin ose e kanë ndjekur një dietë. Dhe me siguri e keni menduar se ku përfundon yndyra  kur humbim peshë.

Shumica mendojnë se kthehet në energji ose bëhet muskul. Ose që dëbohet me jashtëqitje. Por, e vërteta është ndrysheYndyra është konvertuar në dioksid karboni dhe ujë. Këto dy substanca hyjnë në gjak derisa ato të shpërndahen nga trupi në formën e urinës ose djersës. E gjithë kjo mund të duket e papritur, por në realitet pothuajse çdo gjë që hamë eliminohet … me frymëmarrje!

Atëherë për të humbur peshë mjafton të merrni frymë më shumë? Sigurisht qe jo.

“Prodhimi i dioksidit të karbonit dhe ujit nuk është diçka që mund të detyrohet me sjellje. Nëse përpiqemi të marrim frymë më gjatë ose më shpejt me qëllimin e humbjes së peshës, e vetmja gjë që përfitojmë është të shkojmë në hyperventilim me dhimbje koke ose dhimbje gjoksi”, paralajmërojnë studiuesit.Për të rritur në mënyrë të shëndetshme dëbimin e dioksidit të karbonit (dhe për rrjedhojë të djegin yndyrën) është e domosdoshme të mbahen nivele më të larta të aktivitetit fizik ose në përgjithësi të lëvizim më shumë.

Studiuesit e Universitetit në Wells shpjegojnë se thjesht duke shkuar për një shëtitje trefishoni normën tuaj metabolike dhe si rezultat,  nxirrni më shumë dioksid karboni. Mos harroni se kur humbim yndyrën, nuk humbim qelizat e yndyrës. Qelizat e dhjamit nuk e lënë kurrë trupin tuaj.

Yndyrnat flenë në trupin tuaj dhe presin që të mbushen kur  ju të hani më shumë dhe të lëvizni më pak.Kjo është arsyeja pse njerëzit që edhe pse ndjekin një dietë më pas e kanë më të lehtë të vënë kile.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605