INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dietologët bëjnë apel: Bëni Testin. Të punuarit në ambjente të mbyllura shkakton mungesë të vitaminës D

Dietologët bëjnë apel: Bëni Testin. Të punuarit në ambjente të mbyllura shkakton mungesë të vitaminës D

Publikuar më: 14:57 18-03-2017

Dietologia Blerina Bombaj bën apel, për bërjen e testit të vitaminës D. “Para dy javësh bëra një analizë gjaku për vete, si një kontroll rutinë. Ndër to kërkova dhe vitaminën D dhe B12. Me duhet t'ju them se të gjithë parametrat, falë Zotit ishin mirë, pervec vitaminës D që ishte nën normë”-thotë Bombaj. “Fillova të pyes dhe nga informacione konfidenciale mora vesh që 85% e atyre që kontrollojnë vitaminën D dalin me mangësi, dhe të mendosh që vendi ynë ka kaq shumë orë diellore. Kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqenien e kockave tona. Arsyet përse njerëzit po dalin me mangësi, gjithnjë e me shumë është të punuarit në ambjente të mbyllura. Mungesa e rrezeve të diellit ka kontribuar në shfaqjen e mangësisë së kësaj vitamine të cmuar. Dhe e keqia nuk mbaron këtu: shumica e njerezve as që kujdesen të dinë nëse kanë një mangësi në vitaminën D.

Article Logic
Execution time: 0.0019989013671875