INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diferenca mes orgazmave të femrave dhe atyre të meshkujve është kjo... [VIDEO]

Diferenca mes orgazmave të femrave dhe atyre të meshkujve është kjo... [VIDEO]

Publikuar më: 15:02 21-11-2016

Ekzistojnë shumë mite përreth orgazmave femërore dhe mashkullore.

Një nga më të zakonshmet është fakti se meshkujt dhe femrat kanë dy eksperienca tërësisht të ndryshme kur arrijnë pikën e klimaksit. Por në fakt është krejt e kundërta. Kur flasim për orgazmën, eksperienca që përjetojnë meshkujt dhe femrat janë shumë të ngjashme. Këtu po diskutojmë vetëm aspektin fizik, pasi edhe ndryshimet mes dy orgazmave ekzistojnë, por janë më shumë fiziologjike. Detaje të tilla si kohëzgjatja e orgazmës, propabiliteti për të përjetuar një të tillë, madje edhe sasia e lëngjeve që sekretojnë (nëse sekretojnë) nuk janë gjithmonë të njëjta për të dyja sekset.

-Tek meshkujt një orgazëm zgjat mesatarisht nga 3 deri në 10 sekonda, ndërsa tek femrat kohëzgjatja mesatare është 20 sekonda ose më shumë.

-Orgazmat gjatë gjumit, të njohura ndryshe si “ëndrra të lagura”, meshkujt i përjetojnë pas pubertetit, veçanërisht nëse nuk masturbohen ose bëjnë seks. Femrat gjithashtu përjetojnë ëndrra të tilla të lagura, ku rreth 37% e femrave a përjetuar një orgazëm gjatë gjumit.

-Periudha e rigjenerimit pas një orgazme zgjat 15 deri në 30 minuta për një mashkull dhe është fiziologjikisht e pamundur për të të përjetojë një tjetër orgazëm gjatë kësaj kohe. Femrat nga ana tjetër mund të përjetojnë disa orgazma rresht.

-Në të dyja marrëdhëniet seksuale, si heteroseksuale ashtu edhe homoseksuale, meshkujt përjetojnë orgazëm në 85% të herëve. Për femrat është ndryshe, pasi ato heteroseksuale përjetojnë orgazëm rreth 62% të herëve ndërsa femrat lezbike plot 75%!

Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365