Gati 200.000 njerëz që jetojnë nën nivelin e digës se lartë në Shtetet e Bashkuara, në pjesën veriore të Kalifornisë, u urdhëruan urgjentisht të largohen nga shtëpitë e tyre të dielën, pasi një kanal shkarkimi është në rrezik kolapsi të pashmangshëm.
Autoritetet lëshuan urdhra të menjëhershme për evakuim, duke thënë se një kanal shkarkimi është drejt shkatërrimit emergjent në Oroville.
Liqeni mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë një varg përmbytjesh tek komunitetet rurale përgjatë lumit, shkruan “Reuters”.
Është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm nga nivelet e ulëta të Oroville deri tek zonat në drejtim të rrymës," tha sherif i zonës në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale. "Kjo nuk është një stërvitje."
Departamenti kalifornian i resurseve ujore tha në Twitter, se kanali i shkarkimit të digës"pritet të shkatërrohet orët e ardhshme."