Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Tiranës.
Sipas policisë, ngjarja e cila dyshohet të jetë e qëllimshme ka ndodhur në rrugën ‘’Haredin Shtino’’ dhe automjeti i përket shtetasit me iniciale G.N.
Si pasojë e flakëve kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.