INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet FERRARI I NOIZYT, autori i arrestuar pranon ngjarjen: Më pagoi ky këngëtar…

Digjet FERRARI I NOIZYT, autori i arrestuar pranon ngjarjen: Më pagoi ky këngëtar…

Publikuar më: 15:34 13-08-2023

Telashet se nuk kanë fund për reperin Noizy. Pak ditë më parë, në qytetin e Durrësit i është djegur makina me vlerë 300 mijë euro.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit që dogji “Ferrarin”. Ai është nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Ndërkohë në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342