INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet historia! Flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare ‘Notre-Dame’ në Paris, reagojnë Meta dhe Rama [FOTO]

Digjet historia! Flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare ‘Notre-Dame’ në Paris, reagojnë Meta dhe Rama [FOTO]

Publikuar më: 20:52 15-04-2019

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e 'Notre Damit' në Paris. Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qënë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së 'Notre Damit', pjesë e cila po restaurohej.

Katedralja e 'Notre Damit' për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi na Facebook ku ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin e rënë ne katedralen historike të Parisit. Ndër të tjera Meta ka uruar që zjarri të ketë shkaktuar sa më pak dëme.

"I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!" shkruan Meta.

Një reagim ka bërë edhe kryeministri Rama i cili ka publikuar një foto në Facebook ku shihet Katedralja duke u djegur dhe ka vendosur një emoji duke qarë.

MNOR.png

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055