Një valë e nxehtë ka përfshirë Kanadanë, një shtet i cili është mësuar me temperatura të ulta.
Në 7 ditë janë regjistruar 54 viktima.
Që prej të premtes së shkuar në Kebek temperaturat kanë arritur 35 gradë, ku janë shënuar edhe nivele të larta të lagështisë.
Ndërsa në ditët e fundit është dhënë alarmi edhe për nivelin e lartë të smogut.
Pjesa më e madhe e viktimave, sqarojnë autoritetet janë të moshuar, të cilët nuk kanë arritur të përballojnë dot temperaturat deri në 35 gradë.
Specialistët shprehen se me ndryshimet klimatike, kanadezët duhet të mësohen edhe më valën e të nxehtit.