Digjet gjatë natës makina e djalit 26-vjeçar të biznesmenit Spiro Paço në Durrës.
Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Plazh, ndërkohë që automjeti tip “Benz S Class” ka qenë i parkuar pranë banesës së tyre.
26-vjeçari me iniciale S.P. është edhe djali i Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor të Durrësit, Natasha Paço.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në automjet.