Makina e shefit të policisë së burgut të Rrogozhinës është djegur gjatë orëve të vona të natës në Lushnjë. Lajmin e bëjnë të ditur policia lokale, sipas të cilës makina është përfshirë nga flakët në lagjen “S. Libohova”. Besnik Kaptelli ka mbajtur poste drejtuese dhe në disa institucione të tjera të shlyerjes së dënimit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave.