Shtëpia e Kamber Gjyzit në Gramsh ka shpërthyer në flakë në orën 8 të mëngjesit. Brenda saj ndodheshin vetëm dy fëmijë të mitur.
Për fat zjarrfikësit kanë shkuar në kohë në banesë dhe kanë shpëtuar dy fëmijë nga flakët. Fëmijët kanë marrë asistencën e nevojshme. Megjithatë familja ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit. Një grup hetimor po punon për gjetjen e shkakut. Dyshimet e para flasin se mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik ose një pakujdesi e fëmijëve.