Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës. Mendohet nga verifikimet paraprake se është zjarrvënie e qëllimishme. Policia bën të ditur se makina e djegur është në pronësi të M.D, 25-vjeç.
Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00, në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.