INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, asnjë kandidaturë e paraqitur

Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, asnjë kandidaturë e paraqitur

Publikuar më: 18:03 19-04-2017

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka diskutuar procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Votimi është quajtur i kryer, edhe pse raundi i parë ka dështuar për shkak se deri më tani nuk ka patur asnjë kandidaturë të paraqitur. Kandidatura për President duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë dhe të kalojë dekriminalizimin.
Më tej, fjalën e mori Kryetarja së komisionit parlamentar të ligjeve Vasilika Hysi e cila lexoi raportin ku deklarohet se nuk ka asnjë kandidat për President.
“Komisioni u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit. Komisioni përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqet seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit”, tha Hysi.
Në përfundim të seancës kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të caktuar seancën e ardhshme që do të mbahet brenda 7 ditëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383