INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Digjet” Shqipëria, kulmojnë temperaturat 39 - 41 gradë celcius [VIDEO]

Publikuar më: 13:19 10-07-2017

I nxehti kulmoi ditën e sotme. Fundjava që lamë pas riktheu një tjetër valë të të nxehtit afrikan në vendin tonë me temperatura përvëluese që variuan nga 39 deri 41 gradë celcius. Po sinoptikanët japin lajme të mira për pushuesit që kanë zgjedhur këtë periudhë për plazh pasi moti do të jetë në këto kushte të paktën deri në mesin e muajit. Ndërsa ata që janë në punë duhet të bëjnë kujdes kryesisht në orët e pikut të vapës në mesditë dhe orët e drekës, duhet të lëvizin sa më pak në këmbë, pasi parashkohen temperatura ekstreme deri në 41 gradë.  Vetëm pas ditës së premte sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Të paktën në këto 20 vitet e fundit mbahet mend si vera më e nxehtë ajo e vitit 2015, ndaj dhe sinoptinanët thonë se dhe kjo e këtij viti do të jetë me temperatura afërsisht me të njëjtat vlera.
I nxehti përvëlues ka ndikuar negativisht dhe në përhapjen e zjarreve masive, që në fakt nuk kanë kursyer as qëndrat e qyteteve. Në këto 24 orë janë përhapur 15 vatra zjarri, thujase në të gjitha qarqet e vendit. Po ka spikatur ajo në qëndër të Tepelenës, pasi kurora e gjelbër e këtij qyteti u shkrumbua.

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508