Një i sëmurë mendor i ka vënë flakën shtëpisë së tij në Patos.
Policia bën me dije se në lagjen “29 Marsi” të Patosit ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur banesa, në pronësi të shtetasit H. H., vjeç 64.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se zjarrin e ka vendosur vetë pasi është me probleme mendore. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.