Problemet me të cilat përballen studentët janë të shumta po më thelbësori lidhet me dijet. Literatura që ata mësojnë nuk është e unifikuar. Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj për IN News tha se struktura është perëndimore, por përmbajtja jo. Eksperti jep dhe një shembull konkret se si disa studentë mësojnë përmes literaturës lindore dhe të tjerë me perëndimoren.
“Në nivelin strukturor është njëlloj si në hapsirën evropiane. Në përmbajtje ndyshon. Nuk ka unifikim. Ka dy shkolla në Shqipëri një perëndimore dhe një lindore,” tha eksperti për IN News.
Po cili është dallimi mes këtyre dy shkollave as lindore dhe perëndimore?
“Lindja e formon individin të këtë respekt për shtetin. Pedagogjia perëndimore e fokusuar në formimin e njeriut. Kurikulat të rishikohen se jemi vend, që aspirojmë familjen europiane,” sqaroi Albano Zhapaj.