INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diktatura e Kim Jong-ut nuk njeh limite, ekzekuton ministrin se ishte ulur keq në takim

Diktatura e Kim Jong-ut nuk njeh limite, ekzekuton ministrin se ishte ulur keq në takim

Publikuar më: 14:06 01-09-2016

Vazhdon çmenduria e Kim Jong dhe ekzekutimeve me urdhër të tij në radhët e zyrtarëve të lartë. Kim Jong ka ekzekutuar një funksionar të lartë të shtetit nën pretendimin se, ‘ai nuk ishte ulur siç duhet gjatë një takimi zyrtar’. Ministri i Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjec u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit koreano verior, Kim Jong. “Ai u dënua për një sjellje të keqe kur ishte ulur në tribunë”, ndërsa mësohet se edhe është marrë në pyetje para ekzekutimit, nën akuzat për agjitacion dhe propagandë. ‘Telashet për Kim, nisën pasi ai reflektoi një sjellje të keqe gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit’, citon gazeta koreano-veriore, JoongAng Daily.

“Më pas ai u ekzekutua për idetë e tij antirevolucionare dhe për shkak të qëndrimit të tij autoritar, madje u pushua nga funksionet në muajin korrik”, vijon gazeta.

Korea e Veriut është bërë para paranojake javët e fundit sepse një diplomat i tyre i Ambasadës në Londër, dezertoi në Korenë e Jugut dhe sëbashku me gruan e fëmijët vendosi të mos kthehet më në atdheun e tij, Korenë e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613