Tuna dhe dhe Dafina Zeqiri dikur kanë bashkëpunuar bashkë në këngën “Vibe”.
Por më vonë miqësia mes dy këngëtareve u prish. Ndërkohë që hamendësoheshin disa arsye, njëra ndër to ishte edhe emëruesi i përbashkët; Ledri Vula. Të dyja këngëtaret kanë patur lidhje me reperin në fjalë i cili më vonë u kthye në mollë sherri mes tyre. Megjithatë koha kalon dhe konfliktet e vjetra mbeten pas krahëve. Këtë kanë bërë edhe Dafina Zeqiri dhe Tuna të cilat sot i sheh teksa mbështesin njëra-tjetrën. “Self made, self paid bi*chez club only ” shkruan Tuna në statusin e fundit dedikuar pikërisht Duffyet teksa komplimenton këngën e saj të më të re ‘Told ya”. /intv.al/