INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur “armike” prej këtij mashkulli VIP, sot Tuna dhe Adelina në shoqërinë e njëra-tjetrës, kush i bëri bashkë? [FOTO]

Dikur “armike” prej këtij mashkulli VIP, sot Tuna dhe Adelina në shoqërinë e njëra-tjetrës, kush i bëri bashkë? [FOTO]

Publikuar më: 18:06 30-09-2019

Dy këngëtaret Tuna Sejdi dhe Adelina Tahiri në 2012-ën thuhej se nuk flisnin me njëra-tjetrën. Shkak për zënkën e tyre mendohej se ishte aktori Blerim Destani i cili shfaqi simpati për Adelinën ndërkohë që shkruhej se ai ishte në një lidhje me Tunën.

Por mbrëmjen e së dielës, dy këngëtaret janë shfaqur në shoqërinë e njëra-tjetrës duke çuditur fansat e tyre. Tuna dhe Adelina kanë qenë në shoqërinë e një tjetër këngëtareje, Big Mama, e ka qenë pikërisht kjo e fundit ajo që ka postuar një foto të vajzave të cilat ndodhen në një club nën shoqërinë e njëra tjetrës ndërsa pozojnë të buzëqeshura me njëra tjetrën.

Sot 7 vite më pas, si Tuna dhe Adelina tashmë janë bërë nëna dhe duket se të dyja e kanë lënë pas të kaluarën.

 

BIGITOS.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748