INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur ''armiq'' dhe shanin njëri-tjetrin, por ja çfarë thotë sot Dafina Zeqiri për Noizyn dhe Tunën [FOTO]

Dikur ''armiq'' dhe shanin njëri-tjetrin, por ja çfarë thotë sot Dafina Zeqiri për Noizyn dhe Tunën [FOTO]

Publikuar më: 19:35 16-07-2018

Pas një mungese të gjatë në tregun shqiptar, Dafina e ka rigjetur shpejt rrugën për t’u rikthyer tek fansat më besnikë të botës. Dy projekte të suksesshme njëri pas tjetrit, “Told Ya” dhe “Fuego”, e kthyen Dafin në frymëzimin e ri të artistëve shqiptarë që po tentojnë tregun ndërkombëtar.

E ndërkohë që po shijon suksesin e këngës “Fuego” Dafina ka dhënë një intervistë për revistën Class ku ka folur edhe për mosmarrëveshjet e saj në muzikës.

Ajo u shpreh se tashmë Noizyn, Tunën dhe Zanfinën, i ka miq të mirë dhe se ka shuar çdo mosmarrëveshje.

“Tek njerëzit që nuk janë personazhe publikë, lindin keqkuptime (thashetheme). Mendo sa fjalë qarkullojnë tek ne në estradë. Kam shumë respekt dhe dashuri për Noizy-n, Tunën dhe Zanfinën.”, u shpreh këngëtarja.

Pas bashkëpunimit në këngën “Vibe” në vitin 2010, Dafina Zeqiri ndërpreu komunikimin me kolegen e saj Tuna. Por pasi Tuna u bë nënë, dy këngëtaret u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës ku treguan se janë mikesha të mira.

Ndërsa me Noizyn, Dafina shuajti sherret në koncertin e përbashkët në Amerikë.

dufi.png

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324