INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur bashkëpunonin, sot Rita Ora është zemërthyer nga vdekja e AVICII-t, i prek të gjithë me fjalët e saj: Më duket sikur...[FOTO]

Dikur bashkëpunonin, sot Rita Ora është zemërthyer nga vdekja e AVICII-t, i prek të gjithë me fjalët e saj: Më duket sikur...[FOTO]

Publikuar më: 21:30 20-04-2018

Një lajm i kobshëm ka tronditur këtë pasdite botën e muzikës, teksa mediat raportojnë se është ndarë nga jeta këngëtari dhe DJ suedez me famë botërore, DJ Avicii. Ai është shuar në moshën 28-vjeçare. Ai njihet për bashkëpunimet me Madonën, Rita Orën dhe Coldplay, por edhe sepse ka pushtuar skenat botërore me hitet e tij solo.

Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë: “Me dhimbje të thellë ju lajmëroj për humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii. Familja është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë kërkesën e tyre për privatësi në këtë kohë të vështirë”.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është një ndër emrat me të cilin ai kishte bashkëpunuar në vitin 2017, ku së bashku kishin publikuar këngën “Lonely together”. Kjo e fundit, duket të ketë ngelur e shokuar pas pranimit të lajmit se një nga kolegët e saj më të mirë është ndarë nga jeta.

Ajo ka zgjedhur rrjetin social Tëitter, për të publikuar një status në nderim të tij, ndërsa u ka shprehur ngushëllime fansave dhe familjarëve.

“Nuk kam fjale. Më kujtohet se sa bukur ishte koha teksa përgatitnim bashkëpunimin “Lonely Together”, dhe më duket sikur ishte dje koha kur po bisedonim. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar. Zemërthyer”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.

ora.png

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256