INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur e bëri për Bora Zemanin , sot Donaldi bën të njejtin veprim befasues për Semin!

Dikur e bëri për Bora Zemanin , sot Donaldi bën të njejtin veprim befasues për Semin!

Publikuar më: 19:31 18-10-2021

Që në ditët e para të “Big Brother VIP” publiku nisi që të dyshonte për një lidhje të mundshme mes Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Marrëdhënia e tyre shumë e afërt po komentohet shumë edhe për faktin se aktori i humorit është ish-i dashuri i Bora Zemanit, e cila është shoqja e ngushtë e këngëtares së njohur.

Semi gjatë një bashkëbisedimi me banorët e tjerë teksa flisnin për temën nëse do të “pranonin apo jo që të krijonin një lidhje dashurore me ish-të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë”, u përgjigj shumë shkurt.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, tha këngëtarja e njohur.

 Por sa më shumë kalojnë kohë bashkë, duket se diçka ndryshe po lind mes tyre. Ose kështu mendon publiku i reality show-t. Madje së fundmi, aktori i njohur humorit është përpjekur që të gdhendë në dru portretin e Semit, teksa kjo e fundit po këndonte.

 

 

Sesa i arritur ka qenë, nuk vihet re shumë, por më rëndësi se çdo gjë në këtë rast ka ideja.

Ndërkohë kujtojmë se Donaldi më herët ka pikturuar edhe portretin e Bora Zemanit. Ai në atë kohë postoi një video teksa realizonte portretin e saj dhe bashkëngjitur me të shkruante “Për ty Bora”, e ku menjëherë u vu re komenti i moderatores së njohur e cila i thoshte: “Të duaaa”.

-640-0-616d63ae3334e.png

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977