INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur e ofendoi, por çfarë thotë sot Adrian Gaxha për Flori Mumajesin? [VIDEO]

Dikur e ofendoi, por çfarë thotë sot Adrian Gaxha për Flori Mumajesin? [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 24-10-2016

I ftuari i radhës në emisionin “Express Rozë” ka qenë këngëtari Adrijan Gaxha i cili teksa ka folur për projektet e reja muzikore, është pyetur edhe për zënkën e dikurshme që kishte me Flori Mumajesin dhe marrëdhënien e tyre sot.

I pyetur nga moderatorja e emisionit nëse sot fliste me Flori Mumajesin dhe si i kishte tani marrëdhëniet me të, ai u përgjigj: “Ne në fakt nuk kemi patur ndonjë kontakt me nëjri- tjetrin as para zënkës. Gjithmonë e respektoj, është producent i mirë, këngëtar i mirë, këngët i ka super dhe...kaq. Hiqe...”, ka përfunduar përgjigjen Adrijani i cili ndihej shumë në siklet teksa fliste për këtë temë. Kujtojmë që ai dhe Flori Mumajesi u përfshinë në një konflikt  pasi ky i fundit e akuzoi këngëtarin nga Kosova se këngën “Ngjyra e Kuqe” me të cilën  mori pjesë tek kënga Magjike, e kishte krijuar duke vjedhur vijën melodike të këngës së tij “Tallava”. Pas kësaj Gaxha reagoi shumë ashpër duke e quajtur producentin Mumajesi ‘gay’. Siç duket edhe pse ka kaluar kohë, marrëdhënia e tyre mbetet e njëjtë.

(min 36)

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338