‘Eurovizioni’ i vitit të kaluar u shoqëra me polemika të shumta. Pas shpalljes së fituesit, u aludua për vjedhje votash dhe konkurrentët po akuzonin njëri-tjetrin. Dy pretendentet kryesore për të fituar ishin, Eleni Foureira që përfaqësonte Qipron dhe Netta Barzi , përfaqësuese e izraelit. Netta i siguroi vendit të saj fitoren dhe në deklaratën e saj tregoi se Eleni nuk ishte e denjë për të fituar, pasi ajo ishte thjesht një femër tërheqëse me lëvizje seksi. Pas këtyre fjalëve këngëtarja me origjinë shqiptare zgjodhi të mos japë asnjë deklaratë, por fotoja që ka postuar pak orë më parë në ‘Instagram’ i shpjegon të gjitha. Ajo ka publikuar një foto krahas Netta-s ku tregon se pavarësisht zënkave ato tani kanë bërë paqe.