Blogerja shqiptare tashmë është bërë pjesë e industrisë së modës edhe jashtë kufijvë shqiptarë.
Atë e shohim shpesh të pranishme nëpër evente të ndryshme botërore, por këtë herë është përfolur më shumë gjesti i bërë nga Armina Mevlani. Kjo e fundit me anë të një postimi të bërë më parë në Instagram, ku kishte postuar foton e Bella Hadid, e quante atë plastikë.
Ndërsa sot, Armina ndjek sfilatën e modeles së njohur, të cilën më pas e poston në Instastorie duke i bërë tag emrin Bella Hadid. Si duket, tani ka ndryshuar mendim.