INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur e quante ''Mbretëresha e OTR'', por shihni si shoku i Noizyt shan publikisht Encën! E keni parë detajin?! [FOTO]

Dikur e quante ''Mbretëresha e OTR'', por shihni si shoku i Noizyt shan publikisht Encën! E keni parë detajin?! [FOTO]

Publikuar më: 19:50 31-10-2018

Lajmi për prishjen e raporteve mes tyre bëri bujë gjithandej nëpër media. 

Noizy dhe Enca nuk kanë më të njejtat lidhje siç kishin më parë dhe shpesh herë kanë thumbuar njëri-tjetrin në këngët e tyre apo edhe në rrjetet sociale. Siç u bë me dija para disa muajsh, prishja e marrëdhënieve mes Noizyt dhe Encës erdhi pasi këngëtarja në një dalje publike tha që suksesin e karrierës e ka nisur e vetme, gjë kjo që acaroi Noizyn i cili pretendonte se ka qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.

Edhe pas prishjes së marrëdhënies së Encës me Noizyn, ajo mbante ende lidhje me Don Vidin, shokun e ngushtë të Noizyt, por këto relata u prishën para disa muajsh pasi anëtari i OTR e ofendoi kur u fshi kënga “Boë Doën” duke i thënë derre.

Mirëpo siç duket atij nuk i ka dalë ende inati me Encën dhe në profiling e tij në Instagram si “bio” ka vendosur “Selfmade” duke ironizuar Encën për faktin që ka thënë se është bërë vetë e famshme, jo prej Noizyt, një emoji me gishtin e mesit dhe një emoji derri.

Nuk e dimë nëse Enca e ka parë këtë, por me siguri nuk i ka pëlqyer. Gjithsesi Enca vazhdon e vetme drejt suksesit!

 

meda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705