INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur e shante dhe ironizonte, sot Don Phenom çudit me atë që thotë për Noizyn: Të më kishe...[FOTO]

Dikur e shante dhe ironizonte, sot Don Phenom çudit me atë që thotë për Noizyn: Të më kishe...[FOTO]

Publikuar më: 12:01 14-05-2019

Me siguri të gjithë fansat e muzikës hip hop në vendin tonë janë në dijeni të pakënaqësive mes Don Phenom dhe Noizyt. Ata s’kanë patur asnjëherë simpati për njëri-tjetrin dhe jo rrallë herë janë ofenduar apo thumbuar nëpër këngë dhe postime të ndryshme. Madje Don Phenom i ka bërë dhe DISS me këngën “S’jeni gati për mu”, por edhe pak muaj më parë e akuzoi se i ka kopjuar këngën, pikërisht “Tëerkirate”.

"Nese fjal t’mira najher shkruni , asht Kur Po i merrni tekstet tona e pak ma ndryshe Po i thuni. Përshëndes krejt fansat e mi qe i kam inspiru me shkru tekste te bukura, Edhe përshëndes krejt estraden qe ka fillu me ba muziken sikur Axha . Jeni krejt nipat e mesat e mi.", shkruante ai. Mirëpo, i ftuar së fundmi në ‘NIN’, Don Phenom ka habitur me fjalët që ka thënë për Noizyn.

abend.png

 

“Të më kishe pyetur para dy viteve ne dy do bënim muhabet për këtë temë gjysmë ore. Ka një vit që unë nuk jam marrë fortë me këtë energji, jam përpjekur të sjell muzikë të mirë, të jem një djalë sa më i mirë që kolegët mos të më kenë frikën. Fansat e analizojnë dhe e kuptojnë çfarë ke bërë ti e çfarë ai. Por në Amerikë thonë në qoftë se më imiton duhet marr për mirë jo negativisht. Nuk kemi pas asnjëherë mundësi të sqarohemi, por me sa kemi kuptuar, ai është në punë të vetë, ne në punë tonë, vazhdojmë bëjmë muzikë të mirë. I urojmë suksese krejt kolegëve”, ka përfunduar ai.

ind.png

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115