Ata kaluan një zënkë të fortë kur u shanë publikisht në vitin 2013.
Por tashmë duket se Louis Tomlinson dhe James Arthur i kanë lënë mosmarrëveshjet pas. Madje jo vetëm kaq, duket sikur ish-armiqtë janë miqësuar shumë dhe kanë kaluar një mbrëmje djemsh në Hotel Cafe, në Los Angelos të Kalifornisë. Dyshja duket se ia ka kaluar vërtetë mirë ndërkohë që ish ylli i One Direction më parë kishte ndjekur koncertin e Arthur përpara se të takoheshin. Sot duken shumë të ngrohtë por zënka e dikurshme ishte shumë e fortë, aq sa James iu hakërrye Louis-it me fjalët “kur*ë e vogël”! Por kohërat ndryshojnë dhe djemtë rriten...