Mbase shumë pak prej jushh mund t'ju kujtohet por në median shqiptare para disa vitesh krye titiull ishte pasuria e Bleona Qeretit, e cila ja kalonte edhe Kylie Jenner-it. Nëse nuk e besoni më poshtë mund të shihni foto ku pasuria e Bleonës, asokohe pjesë e serialit 'Euros of Hollywood", ishte 15 milion $, ndërsa Kylie Jenner kishte vetëm 5 milion $. Deklarimi i pasurisë së Bleonës është publikuar nga disa portale online, ku mes të tjerash bëhej shkurtimisht një përmbledhje e karrierës së saj.
Ja një pjesë nga shkrimi në vitin 2015:
Vlen të thuhet se Kylie nuk kishte impaktin që ka sot dhe jo më 'miliardëshin' e famshëm. Tashmë Kylie është miliarderja më e re, e cila zbriti nga froni edhe Mark Zuckenberg. Por ju me siguri e nuk dini se mbas moshës 15-vjeçare Kylie nuk ka marrë asnjë 'qindarkë' nga prindërit e saj dhe këtë e ka treguar vetë ajo në në një intervistë për “Interview Germany".
Për të gjithë ata që dyshuan në mënyrën si ajo është pasuruar, Kylie foli pak për fatin që kishte me biznesin “Kylie Cosmetics”:
“Nuk e mendoja kurrë që kjo do ndodhte. Besoja në Kylie Cosmetics por as nuk e dija në çfarë po e përfshija veten. Ndihesha për mrekulli, është e çmendur, dhe të jesh më e reja që e bën është një bekim. Tani dua të fokusohem për t’ia kthyer njerëzve dhe të bëj gjërat pas të cilave jam e apasionuar.”
Kylie më pas tregoi se është vërtetë “Self-madje” (që i ka arritur vetë) dhe për ta vërtetur, ka treguar dhe disa detaje:
“Realisht nuk ka fjalë tjetër për të përdorur përveçse “self-made” sepse kjo është e vërteta. Kjo është kategoria ku përkas. Edhe pse unë jam një rast i veçantë, sepse kur lanncova Kylie Cosmetics, kisha një platformë të madhe dhe shumë fansa. Nuk kam marrë asnjë para nga prindërit e mi pas moshës 15 vjeçare. Kam përdorur 100$ paratë e mia për të nisur kompaninë, asnjë qindarkë në bankën time nuk është e trashëguar… dhe jam shumë krenare për këtë.”