Pak ditë më parë Gaz Paja i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej vitesh tashmë, Ira Seferi. Çifti zhvilloi një dasmë të përbashkët në kryeqytet nv të cilën ishin të ftuar miqtë dhe familjarët më të afërt të tyre.
Ceremonia dhe dasma u morën vesh krejt papritur kjo sepse aktori i njohur kishte zgjedhur që t’i mbante mediat sa më larg ditës sëtij më të lumtur. Por pavarësisht kësaj, dasma u ndoq nga rrjetet sociale të të ftuarëve.
Siç dihet pas dasmës Gazi dhe Ira ndryshe nga çiftet e tjera që nisen menjëherë për muaj mjalti, ata nuk mundën për shkak të angazhimeve të Gazit në turin e Portokallisë.
Mirëpo, siç duket aktori ka përfunduar punën dhe më në fund së bashku me bashkëshorten e tij janë nisur për muaj mjalti. Ira dhe Gazi kanë publikuar së fundmi disa foto ku kanë zbuluar se janë duke pushuar.
Gazi ka zbuluar një foto ku të dy shfaqen mjaft të lumtur teksa përqafohen dhe nga pas tyre duket vendi ku po pushojnë, pikërisht në "Titanic Mardan” ku një natë çift në këtë vend luksoz kushton plot 442 euro
Në një intervistë para se lidhja e tyre të bëhej publike, Gazi e quante partneren e tij “e bukura e dheut”, ndërsa tani e quan “Bota ime”.