INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur i bëri namin me ofendime në program, tani fansi e pyet për Sindin dhe përgjigjia e Ana 1 HABIT ndjekësit!

Dikur i bëri namin me ofendime në program, tani fansi e pyet për Sindin dhe përgjigjia e Ana 1 HABIT ndjekësit!

Publikuar më: 21:32 10-02-2021

Pas përjashtimit nga emisioni “Për’puthen”, Ana 1 u ftua në studio për t’iu komunikuar vendimi i marrë nga produksioni, si dhe u përshëndet me të gjithë konkurrentët.

Ajo shprehu fjalë të mira për të gjithë të pranishmit në studio, përveç konkurrentes Sindi Loci, e cila kishte pasur disa takime me Atdheun.

Duket se Ana ishte bërë xheloze për çiftin e ri që mund të krijohej, ndaj iu vërsul Sindit në studio me ofendime dhe debati mes vajzave ishte tepër i ashpër.

Ana u shpreh se Atdheu s’do të merrej kurrë me një femër si Sindi dhe u duk sikur mes vajzave lindi një armiqësi.

Por, nuk e dimë ç’ka ndodhur që papritur gjakërat janë zbutur dhe Ana ka ndryshuar mendim për Sindin. Në një video live të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, Ana është pyetur edhe për konkurrenten e “Për’puthen”.

 ipiccy_image-42.jpg

“A je më e zemëruar me Sindin?”- e pyeti dikush, ndërsa përgjigjia e Anës i habiti të gjithë.

“Jo, sjam njeri që mbaj mllefe.”- u shpreh ajo.

Pra, duket se ajo ka ulur “armët” dhe ka ndryshuar mendim për konkurrenten, e cila vazhdon të jetë pjesë e emisionit.

Megjithatë, nuk e dimë nëse dy vajzat kanë komunikuar ndonjëherë me njëra-tjetrën pas debatit të ashpër.

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648