Napoli ka shituar vetëm 12,000 bileta për ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentina-s, pasi çmimet janë dyfishuar në krahasim me sezonin e kaluar.
Perenopei do të ndeshet me skuadrën e Stefano Pioli-t ditën e shtunë, por mesa duket San Paolo do të jetë thuajse i shkretë për ndeshjen e dytë të sezonit.
Sipas Corriere dello Sport, vetëm 12,000 bileta janë shitur deri të enjten. Disa fajësojnë çmimin e lartë, teksa biletat kanë shkuar nga 12 euro, në 35 euro këtë sezon.