Fero është padiskutim një ndër reperët më të talentuar shqiptarë i cili në një kohë shumë të shkurtër u pëlqye shumë nga publiku. Ai ka sjellë shumë hite, por edhe është përfolur për “sherret” me reperat e tjerë shqiptarë. Një ndër ta është Noizy me të cilin është ngacmuar disa herë në rrjetet sociale, madje dhe kënga e tij “Veni 1” u komentua si një DISS për Noizyn dhe reperin e ri S4MM ashtu siç u tha për këngën e tyre “La Familia”.
Ndërkohë Fero i ngacmonte shpesh pasi publikonte video me këngën e Getoarit “Drog për vesh”. Gjithashtu u përfol se Fero dhe Ghetto Geasy mund të bëjnë një bashkëpunim mes tyre, por deri tani kanë mbetur në kuadrin e thashethemeve, por që Fero e vlerëson Getin, është fakt.
Ai ka publikuar në instastoryn e tij disa video ku shfaqet duke dëgjuar këngët e Getoarit të cilin e ka etiketuar dhe i ka vendosur emojin e një dhie, si për të na thënë që është “MË I MIRI I TË GJITHA KOHËRAVE”.