Dikur Ledri ishte pjesë e labelit Babastars por para pak kohësh ai u shkëput nga ky label duke Iiprishur marrëdhëniet edhe me anëtarët e saj dhe ish mqtë.
Ndoshta fakti që reperi nga Prishtina i rregulloi marrëdhëniet me atë të cilit dikur i bënte “Diss” , Noizyn, bëri që ish grupi ta quante tradhëtar. Madje si duket edhe sot vazhdojnë të ekzistojnë të njëjtat inate mes tyre dhe këtë e tregon intervista e fundit e dhënë nga Skivi për një emision në Kosovë. Pyetjes së një dëgjuesi se cili ishte më i mirë Ledri apo Getoari, ai përgjigjet troc duke thënë: “Të ishte i mirë Ledri, kishte qëndruar tek Babastars””. Kjo vërteton se miqësia mes reperave është prishur për përgjithmonë.