Ledri Vula dhe Dua Lipa shumë vite më parë ishin në një lidhje, e cila thuhet se kishte përfunduar përshkak të angazhimeve te reperit me koncerte në vende të ndryshme gjersa Dua po jetonte në Londër dhe ishte në kërkim të suksesit që gëzon sot.
E përkundër kësaj historie, dyshja vazhdojnë të mbajnë kontakte edhe sot edhe pse Ledri është bërë baba e Dua në një lidhje serioze.
Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, i cili ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet” të Robert Berishës.
“Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël” etj” ka thënë Ledri, i cili ka shtuar se për sukseset e saj ska çka të flitet pasi ato tashmë dihen dhe janë të njëpasnjëshme edhe me çmime ndërkombëtare.
Më pas artisti tha se mezi po e pret të fillojë hapja pas pandemisë dhe Dua të vijë prapë në Prishtinë me “Sunny Hill”.