INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur ishin të dashur, sot Selena Gomez bën për Justin Bieber atë që se prisnim! Po tani pse?! [FOTO]

Dikur ishin të dashur, sot Selena Gomez bën për Justin Bieber atë që se prisnim! Po tani pse?! [FOTO]

Publikuar më: 17:56 06-01-2019

Para pak kohësh u shtrua në një qendër rehabilitimi dhe tashmë është fokusuar te mirëqenia e saj fizike dhe mendore.
E siç duket, një vendim që ka marrë Selena Gomez për t’u përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

"Selena nuk ndihet mirë me veten e saj por po mundohet të bëjë më të mirë,"-tha një mik i saj. "Të gjithë janë krenarë për atë që ajo ka arritur vetëm në disa muaj."

Për dy javët e fundit, këngëtarja është parë në publik duke bërë shëtitje në Canyonin Runyon të L.A. Ajo ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e miqve të saj. Më 3 janar, raportohet se Justin u pa në zonë me shpresën për të takuar Selenën.

"Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomez i kërkoj atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me të tani,"- shtoi burimi. "Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Hailey. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë vetëm. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justin vazhdon të jetë ende pjesë e saj."

bkb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020580291748047