Stresi kishte marrëdhënie shumë të mira me djemtë e grupit ‘Babastars’, por duket se sot mendon ndryshe. Këtë e ka zbuluar nëpërmjet versionit më të ri që ka sjellë Instagram, I cili u lejon ndjekësve të drejtojnë pyetje. Një nga pyetjet e bëra Stresit ishte edhe nëse do të bënte ndonjëherë bashkëpunim me Skivin. Përgjigjia e repereti ka qenë e prerë: ‘Kurrë’, ka thënë ai duke i habitur të gjithë. Ndërkohë ai këtë vit ka qenë goxha aktiv në muzikë, ashtu siç kishte premtuar, gjithashtu po shijon edhe fejesën me partneren, në pritje të një martese sigurisht.