Sado që ata të dy nuk e pranunuan kurrë se kishte më tepër sesa miqësi dhe bashkëpunim mes tyre, të gjithë i kishin kuptuar deklaratat e nënkuptuara që i bënin njëri-tjetrit.
Mjaftonte një urim ditëlindjeje, për të "lexuar" se çfarë ndodhte mes tyre. Elvana nuk e humbiste asnjëherë rastin për ta quajtur Florin "Muzika ime". Edhe pse në dukje një përcaktim thjesht vlerësues, ishte më shumë se i tillë. E sot që marrëdhënia e tyre është ndërprerë plotësisht, Flori ka nisur bashkëpunimin me një tjetër këngëtare shqiptare. Ai duket se e ka zëvëndësuar Elvanën me Arilena Arën dhe flitet se mes tyre po lind diçka. Tashmë producenti nuk është më "muzika" e Elvanës p or " Energjia" e Arilenës pasi kjo e fundit kështu e cilëson në një urim bërë për ditëlindjen e tij. /intv.al/