Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, por prej disa vitesh e kemi parë edhe si prezantuese në spektaklin e humorit “Portokalli”. Mirëpo para dy vitesh ajo u largua nga ky emision për t’iu përkushtuar muzikës. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” dhe nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve për Portokalli dhe ka zbuluar aktorin e preferuar që ka patur në emisionin e humorit.
“Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre.”, u shpreh ajo.