Karrierën e saj e nisi si një balerinë në videoklipet e këngëtarëve të njohur e më pas edhe si këngëtare në një bashkëpunim me Genën, ndërsa sot ajo kandidon për deputete.
Ajo ka kërcyer nëpër disa videoklipe dhe ka realizuar bashkë me Genën një videoklip, por ditën e dielë do të votohet për të si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ajo quhet Xhyljeta Gërxhalliu, dhe gjendet në lista e partisë së Ramush Haradinaj, kandidate për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.