Para disa muajsh, Jeremy Meeks ecte nëpër korridoret e burgut në Kaliforni, por sot ai ec nëpër pasarelat më të njohura në botë. Ai u bë i famshëm si “i burgosuri më seksi” kur fotografia e tij u shpërnda në masë të madhe në internet dhe tashmë po ndjek një karrierë si model. Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.
Mirëpo tani, Jeremy Meeks me siguri është ulur në një grumbull të madh parash, të paktën sipas bashkëshortes së tij me të cilën është ndarë dhe ajo po i merr gjërat që i takojnë.
Melissa Meeks po deklaron të ardhurat e saj dhe pjesa më e madhe vijnë nga divorci me Jeremy.
Në dokumentat e siguruara nga TMZ, ajo thotë se fiton rreth 10 mijë$ në muaj, ndërkohë që shprehet se Jeremy merr 1 milion$ çdo muaj. Ajo thotë se kjo shifër është bazuar në kontratat e tij të modelingut.