INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur mbante 49 mijë banorë, sot një qytet fantazmë

Dikur mbante 49 mijë banorë, sot një qytet fantazmë

Publikuar më: 09:52 26-04-2016

30 vite më parë në këtë vend jetonin 49 mijë banorë, por tani është si një qytet fantazmë. Nga qyteti Pripyat i Ukrainës, vijnë pamje të tmerrshme të ndërtesave të shkatërruara dhe të maskave të gazit në shtëpitë e braktisura.

Qyteti sovjetit i Pripyat u shkatërrua nga katastrofa e Çernobilit.  Mediet ndërkombëtare shkruajnë se gjithçka ndryshoi përgjithmonë më 26 prill të vitit 1986 pas shpërthimit të centralit bërthamor. Katastrofa më e rëndë bërthamore në botë, e cila e ka lënë qytetin ukrainas të shkretë dhe të frikshëm, një hije e vetvetes.

Nga ky shpërthim mbetën të vrarë 31 persona, por edhe në ditët e sotme shumë njerëz janë duke vuajtur nga kanceri i shkaktuar nga ekspozimi i rrezatimit, që do të thotë se numri i viktimave është i panjohur.

Pripyati është themeluar më 4 shkurt 1970, si qyteti i nëntë nuklear në BRSS. Sot është qytet i braktisur dhe i rrezikshëm për t’u vizituar.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719