Më parë e shihje në rreshtin e parë në koncertet e Noizyt duke kënduar dhe kërcyer këngët e tij.
Madje shpesh i bënte ndjekësit të mendonin se do të ishte pjesë e OTR, pasi shfaqej edhe me unazën simbol të grupit. Por Baby G se fundmi ka ndryshuar qëndrim. Këngëtarja sot mbështet një ndër rivalët më të mëdhenj të Noizyt, Stresin. Këtë e ka treguar me këto video të publikuara ku shfaqet duke kënduar këngën e re të reperit ku i bën tag emrin. Të njëjtën gjë bën edhe ky i fundit. Nuk e dimë çfarë e bëri vajzën nga Kukësi të ndryshojë qëndrim.